| Roman | ![]() |
| Synopsis: | Katër vjet nga Flutura e Zezë, Sidorela Ejlezi ka ndërtuar një jetë të re; një shkrimtare e njohur, me romanet e saj që tashmë marrin jetë edhe në ekran. Por nata kur burri dhe djali i saj zhduken pa gjurmë, e kthen gjithçka në hi. Një vit më pas, Tirana dhe Prishtina tronditen nga një valë krimesh të përbindshme: vajza të reja gjenden të masakruara në mënyrë barbare. Në shtëpitë e tyre, një detaj i pashpjegueshëm përsëritet: fotografi të djalit të Sidorelës, të vendosura mes librash që ajo i njeh shumë mirë… Por nga kush? Dhe pse? A është kjo një thirrje për ndihmë? Një kërcënim? Apo diçka shumë më e errët, e së shkuarës që nuk pranon të vdesë? Për të zbuluar të vërtetën, Sidorela duhet të përballet me demonët, me të cilët bashkëjeton; të zbresë deri në skutat më të errëta të dhembjes, akoma edhe më thellë në ferrin që e ka mbajtur gjallë, dhe të ndjekë gjurmët e një mendjeje të sëmurë, a ndoshta të vetes, atje ku kufiri mes reales dhe paranojës mjegullohet; në një territor ku frika nuk ka emër dhe e kaluara kafshon më fort se kurrë. Sepse diku aty, në errësirë, dikush e di shumë mirë gjithçka që do. Pas “Gjithçka që ke”, historia vazhdon me një roman të ri, të errët, hipnotik dhe tronditës deri në faqen e fundit. Në një thriller që të merr frymën ngadalë... si një dorë në fyt. |
| Botues: Viti: ISBN: Faqe: Çmimi: | Arka e Noes Paperback 2025 978-9928-48-3188 416 1300 Lekë |
